Dream Ray eshte nje kanal per te gjith Shqiptaret kudo qe ndodhen. Ne permjet videove shperndan bukurite e "ëndërruara" te Shqiperise tek te gjith njerzit qe u vjen mall per vendin e tyre por edhe per tja treguar vendet tona gjith botes edhe pse jo te vizitojn Shqiperine. Ju pershendesim me disa vargje nga Poezia ‘Bagëti e bujqësi’ nga Naim Frashëri. "O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar."
327,542 views
9 months ago